Rogova dyshon se Haradinaj përdor dhunë edhe në shtëpi

Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grupeve të Grave, ka reaguar pas sjelljes që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tregoi ndaj një zonje nga Shqipëria, të dielën.

Haradinaj ka larguar zonjën me dhunë nga foltorja, gjatë ceremonisë së shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, transmeton Gazeta Express.

Duke e parë një reagim të tillë, Rogova ka thënë se Haradinaj ka treguar dominimin patriarkal, që ekziston ende.

Për më tëpër, udhëheqësja e Rrjetit të Grave, në një intervistë në emisionin Frontal, në T7, ka thënë se dyshon se të njejtin reagim Haradinaj e ka edhe në familjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button