Pak javë pas ndarjes, Ariana Grande fejohet papritur

Në prill të këtij viti lajmi i ndarjes së këngëtares Ariana Grande nga Mac Miller pushtoi mediat rozë. U tha se arsyeja ishte largësia, madje të gjithë u trishtuan duke menduar se Ariana ishte më e dashuruar se kurrë me Mac, pas dedikimit prekës që ajo i bëri në Instagram, shkruan Class.

Por në fakt, këngëtarja ka arritur ta marrë shumë shpejt veten nga ndarja. Kohët e fundit në media po qarkullonte lajmi se ajo po del me aktorin Pete Davidson, jo vetëm kaq, por ata janë fejuar. Sipas Us Weekly, çifti e ka bërë lajmin të ditur ditën e shtunë, gjatë festës së ditëlindjes së aktorit Robert Pattinson. Edhe Davdison sapo i ka dhënë fund një lidhje dhe sipas burimeve të afërta me çiftin, thuhet se ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje edhe mamatë e tyre janë takuar.

Epo urime çiftit të ri!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button