Edhe liderët evropian përgatiten për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë, Merkel është informuar për përparimin
Në pritje të bisedës së sotme telefonike mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ku do të mësohet definitivisht se a do të ketë marrëveshje, ambasadori grek në Bruksel, sipas burimeve të Mkd.mk në mëngjes i ka informuar kolegët e tij se marrëveshja do të arrihet sot, ndërsa këto ditë do të nënshkruhet, transmeton Portalb.mk.
Jozyrtarisht, burime diplomatike informojnë se kryeministri Zaev dje i është lajmëruar kancelares gjermane Angela Merkel, e cila më vonë i është lajmëruar edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron, me siguri që ta bind që mos ta bllokojë Maqedoninë për datën e negociatave me BE-në, nëse arrihet marrëveshje. Nga Qeveria nuk ka konfirmim për bisedën e Zaev me Merkel.
Zaev, përsëri tha se shpreson që të arrihet marrëveshja, pas telefonatës së djeshme me Cipras, me të cilin, siç tha, kanë pasur “bisedë kualitative dhe përparimtare për negociatat”.
- LEXO: Mediat greke: Marrëveshja është arritur për Maqedonia Veriore, nënshkrimi do bëhet në Prespë gjatë vikendit
- LEXO: Ivanov Zaevit: zgjidhja e problemit me biseda telefonike – joserioze dhe e papërgjegjshme
- LEXO: Zaev reagon pas deklaratës së Ivanovit: duhet të ndihmosh, e jo të pengosh
- LEXO: Edhe shefi i diplomacisë greke me optimizëm ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave
- LEXO: Insistimi amerikan për çështjen e emrit me Greqinë pritet të jep rezultat pozitiv
Zaev: Marrëveshja drejt finalizimit, nesër sërish do të flasim me Cipras