Kryekëshilltari ekonomik i Trumpit përjetoi sulm në zemër

Këshilltari ekonomik i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Larry Kudlow ka pësuar sulm në zemër, raporton Anadolu Agency (AA).

“I madhi Larry Kudlow, i cili ka punuar shumë në çështjet tregtare dhe ekonomike, sapo ka pësuar një sulm në zemër”, shkroi Trump në Twitter këtë mëngjes.

Interesante është se presidenti amerikan publikoi këtë mesazh në rrjetin social nga Singapori ku po merr pjesë në takimin historik me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kudlow u shtrua në spitalin Walter Reed në Methedes, në shtetin federal Maryland.

Kudlow (70) është një ekspert ekonomik i cili është edhe një nga avokatët kryesorë të Trumpit për vendimin e diskutueshëm për vendosjen e tarifave për çelikun evropian dhe aluminit, i cili ka sjellë SHBA-të dhe Evropën në prag të një lufte tregtare transatlantike.

Kudlow pësoi një sulm në zemër pas pjesëmarrjes në samitin e G7 në Kanada, ku ai ishte në delegacionin e Trumpit.

Gjatë samitit, Kudlow tërhoqi vëmendjen e opinionit duke akuzuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau se “i ka ngulur thikë pas shpine SHBA-së”.

Është interesante se Kudlow viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar ka pasur probleme të mëdha me varësinë nga droga dhe alkooli. Ai së fundmi për gazetën “New York Times”, tha se kishte hequr dorë nga droga dhe alkooli para 23 vitesh.

Që nga marsi, Kudlow është drejtor i Këshillit Kombëtar të Ekonomisë së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button