Kolonët hebrenj sulm ndaj palestinezëve

Në incidentet që ndodhën si pasojë e sulmeve të kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor nën pushtim, forcat e sigurisë së Izraelit kanë plagosur dy palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për Dosjen e Vendbanimeve në Veri të Bregut Perëndimor, Gassan Daglas, në një deklaratë për agjencinë zyrtare palestineze WAFA tha se një grup të kolonëve hebrenj nga vendbanimi hebrenj Yitzhar kanë kryer sulm ndaj shtëpive të palestinezëve në fshatin Burin, në jug të Nablusit.

Daglas tha pas sulmit në fjalë dy palestinezë janë plagosur në përleshjet në mes të fshatarëve dhe ushtarëve të Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës u njoftua se dy palestinezë janë plagosur me plumba të vërteta.

Në deklaratë njoftohet se të plagosurit, janë dërguar për trajtim në Spitalin Shtetëror Rufeyda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button