Mediat greke për emrin, shpalosin detaje nga marrëveshja Zaev – Cipras

Shumë media greke kanë publikuar thuajse në tërësi marrëveshjen, e cila u arrit ndërmjet kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras dhe atij të Maqedonisë, Zoran Zaev. Në të, në detaje janë definuar ndryshimet e arrira dhe hapat e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, maqedonisht – “Republika Severna Makedonija”, shqip – “Republika e Maqedonisë Veriore” dhe anglisht – “Republic of North Macedonia”, është marrëveshja ndërmjet dy shteteve, dhe e njëjta parashihet të jetë me përdorim të përgjithshëm.

Mediat “Eifemerida” dhe “Radio 24/7” kanë njoftuar detaje nga marrëveshja, e cila ndër të tjerash parasheh edhe ndryshime të Kushtetutës së Maqedonisë.

Dy çështjet kryesore për palën maqedonase gjatë procesit negocius, përdorimi i mbiemrit “maqedonase” para shtetësisë dhe gjuhës – ruhet dhe garantohet. Nga Kushtetuta e Maqedonisë do të duhet të fshihet Neni i cili parasheh kujdes për “pakicën maqedonase” jashtë kufijve të shtetit.

Një Komision i veçantë do të duhet të merret vesh për përdorimin e masave mbrojtëse tregtuese nga ana e të dyja shteteve.

  • Pranohet gjuha maqedonase me fusnotë si gjuhë sllave;
  • Sa i takon shtetësisë, do të përdoret termi “qytetarë maqedonas” i “Republika Severna Makedonija”, që sipas mediave greke, në mënyrë eksplicite thekson se qytetarët e atij shteti nuk lidhen me civilizimin antik grek.

Hapat e ardhshëm

Në shtypin grek, theksohet se hapat e ardhshëm që duhet të arrihet pajtueshmëri në marrëveshjen e emrit Zaev – Cipras, është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Maqedonisë. Nëse presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të refuzojë ta nënshkruajë të njëjtën, ashtu edhe siç pritet, menjëherë duhet të vijojë edhe votimi i dytë.

  • Qeveria e Greqisë, nëpërmjet letrës do ta informojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, se nxit nisjen e bisedimeve me BE-në, dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancë, që pasi të bëhen ndryshimet kushtetuese.
  • Në Këshillin Ministror të Punëve të Jashtme të BE-së, në Samitin e BE-së, Greqia do të kërkojë t’i jepet “dritë jeshile” Maqedonisë, edhe përskaj kundërshtimit të Francës dhe Holandës, por me përkrahje të Gjermanisë.
  • Në Samitin e NATO-s të 11 korrikut, që mbahet në Bruksel, “Republika Severna Makedonija” do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, e cila do të varet edhe nga revizioni kushtetues.
  • Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me letër do t’i informojë 190 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, se shteti në të ardhmen, në raportet bilaterale dhe në forumet ndërkombëtare, do të mbajë emrin “Republika Severna Makedonija”.

LEXO: Zaev: Shpresoj që marrëveshja të arrihet sot, sapo të arrihet, opinioni do të njoftohet

Në lidhje me këtë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se marrëveshja për emrin Maqedoni – Greqi do të arrihet sot, duke u shprehur optimist se ajo do të jetë diçka e bukur.

Zaev reagon pas deklaratës së Ivanovit: duhet të ndihmosh, e jo të pengosh

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP