Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)

18:40 -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e sotme për media njoftoi se emri i ri i shtetit do të jetë Republika Severna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Veriut), raporton Portalb.mk.

“Flasim për të ardhmen e të shtetit tonë, atë të ardhme si asnjëherë më parë,  mund ta shohin në horizont. Flas për shpresën dhe optimizmin që tregon se vjen më e mira për ne. Mundësia është këtu dhe duhet të shfrytëzohet. Jemi përcaktuar për të ardhmen. Kemi zgjidhje historike. Në duart dona është zgjidhja e hapjes së perspektivës dhe të zgjidhjes së kontestit. Zgjidhim kontest 25-vjeçar. Gjuha maqedonase, populli maqedonas janë mbrojtur. Nuk ka më konteste ndërkombëtare. Emri i ri është Republika Severna Makedonija”, tha Zaev.

Tani më me zgjidhjen e çështjes së emrit, pritet që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO.

17:15 – Sot, në orën 18 e 30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të mbajë konferencë për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së bashku me anëtarët e Qeverisë në lidhje me marrëveshjen e kontestit për emrin kushtetues të vendit, transmeton Portalb.mk.

12:20 -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se pret që biseda e sotme telefonike me kolegun e tij nga Greqia, Aleksis Cipras t’i përfshijë të gjitha aspektet dhe të arrihet marrëveshja për kontestin shumëvjeçar për emrin, transmeton Portalb.mk.

“Dje kemi pasur përparim të vërtetë e kualitativ në bisedë. Shpresoj se sot do të mund të deklarojmë diçka të bukur. Kam thënë se jam optimist dhe që është e mundur të arrihet marrëveshje, por sot kemi një bisedë edhe më thelbësore, për mua është shumë e rëndësishme. Besoj se do t’i përfundojmë të gjitha aspektet që ta plotësojmë pritjen e të dy palëve”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

Zaev theksoi se të dy kryeministrat, dy ministrat e Punëve të Jashtme,  dy Qeveritë dhe shumica e qytetarëve të të dy vendeve janë të interesuar për zgjidhje përfundimtare të këtij problemi shumëvjeçar.

“Nëse ndodh sot, dhashtë Zoti marrëveshja, ne menjëherë do ta deklarojmë me të gjitha detajet, ndërsa besoj se nëse ka marrëveshje, atëherë do të duhet të bëjmë agjendë se ku do të nënshkruhet. Për Prespën e dimë se ishte dëshirë e shumicës në procesin negociues të bëhet një takim atje. Por, në çdo rast do të presim, të shkojmë hap pas hapi, të shohim njëherë se a ka marrëveshje, nëse ka marrëveshje do ta vendosim edhe agjendën se ku”, tha Zaev se a do të nënshkruhet marrëveshja në Prespë.

Në lidhje me emrat që përmenden në opinion si mundësi, Zaev tha se opinioni do të njoftohet me të gjitha detajet menjëherë pasi të arrihet marrëveshja.

“Maqedonia Veriore, e Re, e Vardarit, e Epërme, shumë emra ishin opsion, i dini propozimet e Nimic, unë do të prisja në fund të deklaroj për shkak se ende nuk kemi marrëveshje. Shpresoj se shumë shpejt do të kemi zgjidhje, sapo të zgjidhet menjëherë do ta deklarojmë në opinion”, deklaroi Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP