Ministria e Arsimit hesht, nuk ka listë investimesh dhe ndërtime në shkolla të reja

Viti i ri shkollor 2018/2019 pritet që ti gjejë shkollat pa asnjë investim të kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nga i cili institucion nuk japin informacione për ndarjen e buxhetit, rinovimin e shollave e madje edhe ndërtimin e shkollave të reja.

Në Maqedoni, sidomos në komunat shqiptare ka një stërngarkim të paraleleve dhe nevojë të madhe për zgjerimin dhe ndërtimin e shkollave të reja.

Portalb.mk tani më një kohë të gjatë pret nga MASH-i listën e shkollave ku do të ketë investime dhe cilat do të rindërtohen apo ndërtohen të reja, mirëpo zëdhënësi i këtij dikasteri edhe pse u zotua që një listë e tillë do ti dorëzohet redaksisë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në ueb faqen e MASH-it”, tha shkurt Dellov, duke mos komentuar se pse ende nuk ka lista.

Ai në janar të këtij viti, për Portalb.mk tha se është duke u bërë vlerësimi se ku është nevoja më e madhe që të investohet, dhe se më pas do të bëhen publike rezultatet e analizës dhe do të përcaktohet shuma e investimeve, por deri më tani 12 qershor 2018, një gjë e tillë nuk është bërë publike për opinionin dhe mediat.

Shkollat të cilat presin të thithin fonde nga kjo ministri janë të shumta, ndër to është edhe shkolla “Liman Kaba” në Lubeten e cila ende ka paralele që ndjekin mësimin  në klasat e improvizuara ne podrum, pasi që nuk investohen ne zgjerimin e objektit shkollor.

Shkolla e Lubetenit jashtë listës së investimeve të MASH-it

Banka dhe ulëse të shkatërruara, tualete të prishura, kulm që rrjedh sa herë që ka reshje shiu apo bore, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatin Xhepçisht, në të cilën mësojnë rreth 400 nxënës.

Shkolla e fshatit Xhepçisht të Tetovës përballet me kushte të këqia, mësojnë rreth 400 nxënës

Gjithashtu për kushte të këqia u raportua edhe në disa shkolla të komunës së Çairit, ku në faqen e OJQ Duam Çair të pastër madje u publikuan edhe fotografi të kushteve të mjerueshme në shollën fillore “7 Marsi”.

Banorët e Vizbegut vazhdojnë të ankohen lidhur me mungesën e shkollës dhe atë se fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë deri në Shuto Orizare për të ndjekur mësimin fillor, njofton Portalb.mk.

Vite me radhë premtohet ndërtimi i një shkollë fillore në këtë lagje të komunës së Butelit, pasi që numri i nxënësve është i madh dhe të njejtët ndjekin mësimin mjaft larg nga vendbanimi i tyre. Banorët për Portalb.mk shprehen të revoltuar duke thënë se më janë lidhur nga premtimet.

Kurse sa i përket vendit i cili u nda për ndërtimin e këtij objekti, që duhej të fillonin punimet në mars të vitit që lamë pas, nuk është bërë asgjë, madje as themelet nuk janë hapur.

Plot gjashtë vite premtohet shkolla, nuk janë vendosur madje as themelet!

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë atë kohë për Portalb.mk se projekt për ndërtimin e kësaj shkolle ka, por që pengesë është pronësia e vendit se ku do të ndërtohet.

“Projekt për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg ka ne MASH, por shkaku që nuk kanë vijuar proceset për ndërtimin qëndron problemi i pronësisë së hapësirës ku do të ndërtohet ky objekt”, tha për Portalb zëdhënësi i MASH-it, Vlladimir Dellov.

Ndryshe, lagjja e Vizbegut në një ta ardhme të shpejtë pritet të bëhet me shkollë fillore, kështu kishte paralajmëruar kryetari i komunës së Butelit, Petre Llatinovski qysh në vitin 2012Ai madje tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.

Mirëpo edhe pas pesë viteve nuk ka asgjë të re sa i përket ndërtimit të objektit të ri shkollor në Vizbeg.

Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.

Kurse kohë më parë tani më ish ministri i arsimit i  Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg, mirëpo banorët shprehen skeptik sa i përket kësaj çështje duke pasur parasysh se tani gjendemi në një periudhë parazgjedhore.

Derisa organet kompetente nuk ndërmarrin asgjë, 800 nxënësit shqiptar të lagjes Vizbeg të Shkupit do ta fillojnë vitin e ri shkollor  4 kilometra larg, në shkollën fillore ’26 Korriku’ në Shuto Orizare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button