Zaev reagon pas deklaratës së Ivanovit: duhet të ndihmosh, e jo të pengosh

“Qytetarët janë ata që do të vendosin në referendum, dhe sigurisht, unë si kryeministër dhe Gjorge Ivanov si kryetar, duhet t’ju ndihmojmë qytetarëve, e jo t’i pengojmë”, kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov ku thotë se “zgjidhja me biseda telefonike – joserioze dhe e papërgjegjshme”, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev duke folur më tej, ka sqaruar se shkuarja në referendum bëhet për qytetarët, “ata që na zgjedhin, dhe na largojnë” nga pushteti  – “prandaj duhet t’ju shërbejmë atyre”.

“Ne politikanët duhet t’ju shërbejmë qytetarëve, dhe duhet të ndërtojmë bashkëpunim, dhe ta përparojmë Maqedoninë në të gjitha perspektivat. Në këtë rast, unë besoj se do të kemi takime, atje do të mund t’i shohim të gjitha argumentet, të gjithë të veprojmë në bazë të kompetencave, dhe të mos harrojmë se jemi të përzgjedhur nga qytetarët. Ata na zgjedhin, ata na largojnë, dhe në bazë të kësaj ne kemi vendosur që të shprehen në referendum”, tha Zaev.

Përndryshe, ky reagim vjen, pasi që sot nga Presidenca e Maqedonisë reaguan ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se sërish do të dëgjohet sot me homologun e tij nga Greqia, Aleksis Cipras për të finalizuar zgjidhjen.

Ndërkaq sot, mediat greke kanë shkruajtur se marrëveshja për emrin e Maqedonisë është arritur, dhe se nënshkrimi do të bëhet gjatë fundjavës në Prespë të Maqedonisë. Sipas të njëjtave, marrëveshja përmban zgjidhjen “Maqedonia Veriore” apo në origjinal “Severna Makedonija”.

Zaev: Marrëveshja drejt finalizimit, nesër sërish do të flasim me Cipras

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button