Wilder pranon kushtet e Joshuas, përballja e madhe mes tyre do ndodh në vitin 2018

Përballja më e madhe në boks për pesha të rënda për t’u bërë kampion i unifikuar është një hap afër për t’u bërë realitet në vitin 2018. I pamposhturi në WBC, Deontay Wilder, e ka pranuar ofertën nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, shkruan Telegrafi.

Wilder në 40 meçe nuk ka asnjë humbje, ndërsa 39 fitore i ka me nokaut e ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale.

Por, e gjitha kjo është konfirmuar edhe nga menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel.

“Jemi pajtuar me kushtet që Eddie na ka ofruar për një meç në Britani të Madhe”. “Deonatay ka pranuar përballjen ne Britani të Madhe dhe të dielën i ka dërguar email Joashuas, ndërsa unë sot Barry Hearn dhe Eddie. I kamë thënë se pranojmë meçin me kushtet e tyre dhe kështu munden të na dërgojnë kontratën”, ka thënë Finkel për ESPN.

Besohet se palët janë pajtuar që të ketë ri-meç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht se kush fiton në përballjen e parë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP