Dinastia dhe kulti i despotёve, mё famëkeq Kim!

Merxhan Jakupi

Takimi historik nё nivel tё lartё mes dy liderёve presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit komunist tё Koresё sё Veriut Kim Yong Un qё do tё mbahet nё Singapor,  ngjan me takimin e fundit tё shekullit tё kaluar, mes dy liderve tё superfuqive SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik Ronald Regan dhe Mihail Gorbacov. Shtrohet pyetja se lideri komunist qё rrjedh nga kulti i individёve, njё dinasti e despotёve dhe tiranёve mё famёkeq  a do tё bёhet njё Gorbacov i vogёl? A thua ky despot i vogёl do tё konvertohet prej njё antikrishti, nё Krisht? A thua vallё Kim Yong Un nё takimet me Donald Trump do tё pёrsёrisё frazёn madhёshtore tё reformatorit kinez  Teng Sio Ping.

Nuk ёshtё me rёndёsi se ç’ngjyrё do tё ketё macja, me rёndёsi ёshtё tё dijё tё gjuajё minjtё. Vizitёn e parё qё bёri lideri rus Boris Jelcin nё SHBA, mbeti i mahnitur kur vizitoi qendrёn tregtare “Manhatan” nё Nju  York duke parё qindra mijё artikuj. Ai tha se tek ne nё Bashkimin Sovjetik, me orё tё tёra janё duke pritur rradhёt pёr tё blerё sapun. Jelsini pёrsёriti frazёn  e reformatorit kinez, dhe shtoi se popullit nuk i intereson ç’emёr ka Bashkimi Sovjetik, atyre u intereson tё jetojnё lirё dhe mos tё blejnё artikuj ushqimor me receta.

Jelsini pasi kishte pirё afёr 10 wiski, herё e parё ishte qё njё lider nga Bashkimi Sovjetik tё akuzojё dhe tё fyejё Leninin. Jelsin tha se ka qenё mё i keq se Hitleri. Komunizmi dhe nacional socializmi, ishin perandori e sё keqes dhe krimit. Dy shtete tё Gadishullit Korean kanё tё njёjtёn histori sikur nё periudhёn e luftёs sё ftohtё tё Gjermanisё Perёndimore dhe Lindore. Koreja e Jugut ishte model tipik siç ishte Gjermania Perёndimore gjigant ekonomik, standarte tё begatshme dhe nocion industrial.

Por Koresё sё  Veriut nuk i ngjante DDR, mё sё shumti i ngjante Shqipёrisё. Pas vdekjes sё Stalinit dhe heqjen e kultit, shtetet e Lindjes edhe se ishin shtete  tё robёruara, ata merrnin pjesё sё paku si shtete tё civilizuara, kurse Shqipёria dhe Korea e Veriut mbetёn shtete tё bastionit stalinist dhe muze e krimeve dhe sё keqes. Korea e Veriut ishte model dhe fotokopje sikur Shqipёria. Shteti mё i izoluar hermetikisht qё udhёhiqet nga klani i dinastisё sё kuqe njё ndёr diktaturat mё tё egra dhe famёkeqe, qё dhe pas shembjes sё komunizmit vazhdon tё  mbetet njё kancer rrezik pёr rajonin dhe shqetёsim pёr gjithё botёn. Diskursi politik dhe agjenda mashinerike propaganda i ngjan Shqipёrisё sё Enver Hoxhёs. Jemi populli mё i lumtur nё botё. Bota perёndimore ёshtё ferr dhe skёterrё. Popujt janё tё robёruar nga klasa e pamёshirshme dhe gjakpirёse  e kapitalistёve dhe imperialistёve.

Refugjatёt qё rrallё janё arratisur dhe kanё patur fatin tё shpёtojnё pёr njё qime floku nga fushat e minuara dhe telat elektrikё, kanё ardhur nё Korenё Jugore, Singapor ose Japoni. Pёr ta ёshtё sikur tё kishin ardhur nga ndonjё planet tjetёr. Ёshtё sikur “miti i shpellёs sё Platonit”. Larja e trurit fillon qё nё shkollёn fillore. Ekzekutimet dhe varjet bёhen publike.

Ёshtё e obligueshme pёrveç opinionit tё marrin pjesё gjithё nxёnёsit e shkollave fillore dhe tё mesme. Dy shtete komuniste Korea e Veriut dhe Shqipёria ishin prototip simotra. Nё Korenё e Veriut nuk ekziston jeta private, liria e fjalёs, individualizmi. Nga regjimi kontrollohet çdo gjё me imtёsi dhe  jeta intime. Çiftet kanё tё ngjitura shiritat pёr incizim nё shtrat. Korea e Veriut ёshtё njё garnizon ushtarak. Popullata ka tё njёjtin ushqim, tё njёjtat veshje, dhe modё. Lejohet vetёm njё frizurё. Por nuk ishte aq ekstrem si nё Shqipёri kur kryeministri merrte djemtё e rinj dhe i çonte te berberi pёr ti qethur.

Tё huajt rrallё vijnё, dhe nё fund duhet tё qethen sipas frizurёs sё censuruar sepse mund tё rrezikojnё kokёn sikurse tek berberi nё Rinas. Mbi 200 mijё koreanё janё tё internuar nё llogore. Internohet gjithё familja. Afёr 40% tё internuar vdesin nga uria dhe sёmundjet. Regjimi rrepёsisht kontrollon gazetat , tv, radiot (interneti ёshtё i ndaluar) pёrveç elitёs politike dhe ushtarake. Rroga mesatare ёshtё nga 3 deri 5 euro nё muaj. Buka ёshtё me recetё. Punёtorёt kanё ushqim nё kombinate si dhe parulla e sllogane si devizё. Dy herё menu ose dy vakte nё ditё, “pёr shёndet tё mirё”. Nё gjithё sheshet, bulevardet, fabrikat ёshtё pёrballё statuja e diktatorit Kim Yong. Çdo fillim i gurthemelit tё inagurimit tё fabrikave fillon me ndёrtimin e tempullit tё diktatorit.

“Shteti qё ka humbur buzёqeshjen”.

Kim Yong nga veprat qё ka shkruar e tejkalon mё lart Enver Hoxhёn. Ai ёshtё autori i 1500 veprave. Ka shkruar 6 opera dhe ёshtё ekspert i kinematografisё. Tё gjithё filmat propagandistikё i ngjanin filmave tё kinematografisё shqiptare. Ёshtё pёr tu habitur, se nga veprat qё kanё shkruar tё dy diktatorёt, njё ndёr ato ёshtё “Kriza nё Lindjen e Mesme”. Tё dy nuk kanё qenё asnjёherё nё Lindjen e Mesme. Ata i ngjajnё Karl Majo, qё ka shkruar pёr “Perёndimin e egёr”.

Protagonistёt dhe personazhet janё i njёjti armik imperialistёt dhe revizionistёt amerikanё. Ajo qё e dallon Korenё e Veriut nga Shqipёria ateiste, ёshtё se religjioni ёshtё i lejuar, por kontrollohet rreptёsisht. Koreanёt me fe janё budistё dhe konfucistё. Nё Korenё e Veriut si nё Shqipёrinё e Hoxhёs  çdo i huaj pёrcillet nga dy agjentё. Nё çdo familje ka nga njё spiune shtёpiake. Janё femra tё moshёs sё mesme. Ato pёrcjellin nё pallate kush hyn kush del. Dinё çdo gjё, sa pjata, pirunj ka njё familje.

Femrat sё bashku me burrat punojnё nёpёr xeherorё, hapin kanale dhe bёjnё punё tё rёnda. Shumica e femrave janё sterile dhe perverse. Nuk ka romantizёm, dashuri erotizёm. Marrёdhёniet seksuale janё akt, proces zoologjik, pёr tu mbart si kafshёt, pasi sipas tezёs sё despotit tё gjithё jemi kafshё tё pёrsosura. Popullata ka humbur buzёqeshjen. Janё  tё vrenjtur nё fytyrё, imitojnё udhёheqёsit dhe prijёsin e tyre. Me lindjen e njeriut tё ri lindi dhe religjioni i ri.

Lindja e re, jeta e re dhe vdekja  e re, siç shkruan Ismail Kadare. Njё ndёr ritualet qё i bёhen prijёsit nё mёngjese rreth orёs  5 : 00 ёshtё se gjithё popullata nёpёr qytete dhe fshatra, nё version instrumental, kёndojnё kёngё pёr prijёsin e tyre si murgjit para fillimit tё ritualeve dhe meshёs nё kisha. Jeta e diktatorit dhe klanit mё tё afёrt ёshtё hiperluksoze. Importi i artikujve ёshtё nё minimum. Mungon valuta, mbi 90% tё popullatёs vuajnё nga uria. Kurse nё rezidencat e diktatorit gjenden makina luksoze, veshje pije tё markave tё shtrenjta. Elita jetojnё nё garnizon ngjashёm me bllokmenёt nё Shqipёrinё komuniste. Ekzekutimet, pastrimet nuk kanё tё ndalur. Ata hanё kokat e njёri – tjetrit.

Nuk dinё se çfarё do tё sjellё e nesёrmja. Fёmijёt e tyre merren sikur nё Perandorinё Osmane nga familjet feudale pёr tu ushtruar nё njёsitё ushtarake si jeniçerё. Ata tё ndarё shkollohen nё universitete dhe shkolla speciale dhe shndёrrohen shpirt inxhiniering, robot “homo makinus” dhe rrallё kthehen pranё familjeve. Ajo qё mё ka habitur mё shumё ёshtё kur pashё nё kanalin televiziv tё Serbisё Mirosllav Lazanskin, analist dhe ekspert ushtarak i njohur nё ish Jugosllavi dhe tani nё Serbi. Viteve 80 kam lexuar shpesh artikujt e autorit. Pas 1991 pёr shkak tё  acarimit mes Shqipёrisё dhe ish Jugosllavisё dhe propagandёs sё dy palёve, analisti, eksperti, politiko- ushtarak shumё i njohur Mirosllav Lazanski ka shkruar artikuj dhe pёr Shqipёrinё sidomos pёr forcat ushtarake tё Shqipёrisё me shumё tallje qё kishte dhe tё drejtё. Ky analist dhe ekspert kishte vizituar Korenё e Veriut dhe kishte bёrё njё dokumentar. Ai tha besoni mos besoni, por nuk ёshtё ky shtet siç kemi menduar. Ai e paraqiti kёtё shtet si njё ishull i parajsёs ku rrjedhin lumenjtё qumёsht dhe mjaltё.

 “Bashkimi i dy shteteve”

Vizita altruiste e Lazanskit i ngjan aktivistёve tё marksizёm leninistёve dhe organizatave ilegale qё vinin nga shumё shtete nё plazhet e Shqipёrisё pёr tu relaksuar pa harxhuar asnjё lek dhe nё fund merrnin nga njё bagazh me veprat e Enver Hoxhёs. Pёr koreanёt e veriut nuk ka dy shtete. Koreja e Jugut pёr ata ёshtё e pushtuar, aneksuar dhe e robёruar nga imperialistёt dhe neokolonialistёt amerikanё. Ёshtё e njёjta mёnyrё sikur Serbia qё nuk e pranon pavarёsinё e Kosovёs. Pёr verio – koreanёt bashkimi i dy shteteve do tё ndodhё, kur do tё çlirohet dhe pjesa tjetёr e pushtuar nga imperialistёt dhe neokolonialistёt amerikanё. Shtrohet pyetja a do tё bashkohen kёta dy shtete tё Gadishullit Korean dhe kur do tё ndodhё bashkimi?. Dy shtete tё ndara model tipik sikur shtete nё periudhёn e luftёs sё ftohtё Gjermani Lindore dhe Gjermania Perёndimore.

Lideri komunist i D.D.R Honaker, duke u kthyer nga Moska nё aeroport , njё gazetar perёndimor e pyeti  se a do tё bashkohen dy shtete tё ndara. Honakeri tha se po, sigurisht, por pas njё shekulli. Bashkimi i dy shteteve koreane do tё ndodhё por jo pas njё shekulli. Sipas analistёve dhe studiuesve mund tё ndodhё  sё shpejti , ose pas njё  ose dy dekadave. Por kush do tё jetё dhёndri  dhe kush do tё jetё nusja? Kurorёzimi do ti ngjajё dy fiseve dhe familjeve, njёra aristokrate e pasur e begatshme, kurse tjetra e varfёr e rraskapitur, e robёruar, primitive. Nusja do tё jetё nga kjo familje. E shёmtuar, deformuar, e uritur, e zbehtё, pa buzёqeshje dhe humor, kurse dhёndri njё sharmant, plot humor, aristokrat, njё si Kazanova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL