Ivanov Zaevit: zgjidhja e problemit me biseda telefonike – joserioze dhe e papërgjegjshme

“Deklarata e kryeministrit Zaev, është përpjekje dëshpëruese për manipulim të publikut dhe qytetarëve të Maqedonisë, në prag të një referendumi të mundshëm”, kështu ka reaguar presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ivanov gjithashtu ka shtuar se përpjekja që zgjidhja e çështjes së emrit të zhvillohet nëpërmjet bisedave telefonike është joserioze dhe e papërgjegjshme.

Siç shkruan më tej në kumtesën e Presidencës së Maqedonisë, ruajtja e emrit kushtetues të Maqedonisë, nuk është kundër integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Angazhimet strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO janë qartë të definuara dhe të pandryshuara. Ruajtja e emrit kushtetues, dhe gjetja e një zgjidhje e cila nuk do të nxit ndryshime kushtetuese, në asnjë rast nuk është e orientuar kundër integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në Kumtesën e Presidencës së Maqedonisë.

Ky reagim i Ivanovit vjen pasi që dje, rreth një orë ka zgjatur biseda mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Cipras, dhe sipas asaj që tha Zaev në intervistën në televizionin Telma, është biseduar për detaje dhe formulime dhe se nesër sërish do të dëgjohen për të tentuar që të finalizohen të gjitha detajet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ndërkaq sot, mediat greke kanë shkruajtur se marrëveshja për emrin e Maqedonisë është arritur, dhe se nënshkrimi do të bëhet gjatë fundjavës në Prespë të Maqedonisë. Sipas të njëjtave, marrëveshja përmban zgjidhjen “Maqedonia Veriore” apo në origjinal “Severna Makedonija”.

Zaev: Marrëveshja drejt finalizimit, nesër sërish do të flasim me Cipras

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button