Shkup, gjen 1500 plumba, i dërgon ti shet për hekur!

Një i mitur afër fshatrave Lisiçe e epërme dhe e poshtme, ka gjetur 1.500 plumba, i ka futur në çantë dhe ka dashur ti shesë në deponi për hekur. Pronari menjëherë ka lajmëruar policinë.

Kur ka arritur ekipi policor, i mituri ka deklaruar se plumbat i ka gjetur në mes fshatrave Lisiçe e epërme dhe e poshtme, përderisa mblidhte hekur të vjetër, dhe se në atë lokacion kanë mbetur ende plumba. Të gjithë plumbat janë marrë nga piroteknikë për shkatërrim./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button