Mediat greke: Marrëveshja është arritur për Maqedonia Veriore, nënshkrimi do bëhet në Prespë gjatë vikendit

 

Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin kanë rënë dakord dy kryeministrat, kurse marrëveshja mes dy vendeve do të nënshkruhet nga Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras gjatë vikendit në Prespë, në territorin grek, njoftojnë mediat në Greqi. Megjithatë sot do të sqarohet gjithçka pas telefonatës mes dy kryeministrave, për të cilën mediat greke thonë se është biseda finale e cila do të shpie tek zgjidhja.

“Çështja e Shkupit: një hap para marrëveshjes”, ”Sot mbyllet çështja e Shkupit”, “Sot thirrja telefonike kyçe”, ”Maqedonia e Veriut emri sipas marrëveshjes”, janë pjesë e titujve në mediat greke, gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve, nëse sot arrihet marrëveshje, pritet që Cipras të njoftojë së pari presidentin e shtetit e më pas liderët e partive politike për zgjidhjen eventuale, transmeton MIA.

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, për shkak të agjendës së ngarkuar të dy kryeministrave dhe shefave të diplomacisë gjatë ditëve në vijim, mediat greke komentojnë se gjatë vikendit, me gjasa të shtunën do të takohen Zaev dhe Cipras në Prespë, në territorin grek dhe të zyrtarizojnë atë që do ta bisedojnë sot në telefon.

Ndërsa dje rreth një orë ka zgjatur biseda mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Cipras, dhe sipas asaj që tha Zaev në intervistën në televizionin Telma, është biseduar për detaje dhe formulime dhe se nesër sërish do të dëgjohen për të tentuar që të finalizohen të gjitha detajet për zgjidhjen e çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

Ai u shpreh mjaft optimist, dhe tha që beson që gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe që shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje dhe tha që shpreson që Maqedonia po ashtu të ketë ftesë për anëtarësim në NATO.

Sa i përket asaj që u tha se ministri i jashtëm grek Nikos Kozias në një intervistë sonte pritet të shpalos detaje për marrëveshjen, Zaev tha se nuk ka informacion lidhur me këtë dhe se sapo të finalizohet marrëveshja ai do ta bëjë atë publike.




Zëdhënsi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski konfirmoi për Portalb.mk se është realizuar biseda mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Biseda ka zgjatur një orë dhe është realizuar mes orës 14 dhe 15.

Duke mos zbardhur aspak detaje, zëdhënësi i Qeverisë tha se kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura si dhe janë shqyrtuar sipas tij, “disa ide për zgjidhje”.

Nesër sërish do të dëgjohen dy kryeministrat, konfirmoi Boshnjakovski.



Sot , do të dëgjohen në telefon që të diskutojnë për zhvillimin e procesit negociues për çështjen e emrit njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë bisedën e shumë paralajmëruar telefonike mes Zaevit dhe Ciprasit për finalizimin e marrëveshjes, i cili pritej që të ndodh përpara dhjetëra ditëve.

Ashtu siç mëson “Makfax”, gjatë vikendit, në nivel këshilltarët, të dy vendet nëpërmjet këshilltarëve kanë biseduar për çështje të caktuara të cilat janë të hapura dhe kanë arritur zhvillim. Pala e Maqedonisë ofron “zgjidhje krative”, të cilët e mbrojnë identitetin dhe gjuhën e shtetit. Pas bisedimeve të këshilltarëve, kryeministri Zaev, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe këshilltari Dane Taleski plotësisht janë konsultuar për qëndrim të unifikuar për çështjet të cilat ende janë të hapura.

Për bisedën telefonike që do të realizohet sonte, e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, i cili sot ka qenë në takim ke kryeminsitrin grek, Cipras.

Siç thonë burimet, janë në fazë “merre ose leje”. Të dy palët kanë propozuar zgjidhje për konteste të caktuara dhe e kanë konfirmuar përkushtimin për të arritur marrëveshje.

Edhe gazeta greke “Kathimerini” ka konfirmuar se 95% të bisedimeve janë kompletuar dhe kanë ngelur edhe disa çështje të rëndësishme përpara se të jetë gati marrëveshja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja  duhet që të gjendet në Kuvendin e Maqedonisë përpara Samitit të BE-së, ndërkaq referendumi sipas të gjitha gjasave do të mbahet në shtator.

Ndryshe, pas hedhjes poshtë të propozimit “Republika Ilinditase”, në bisedimet për çështjen e emrit janë në lojë 5 propozimet e ndërmjetësuesit të OKB-së Methju Nimic. Ndër propozimet më të përfolura, janë “Maqedonia Veriore”, “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re) dhe “Gorna Makedonija” (Maqedonia e Epërme”.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button