Shkova por ende të dua

Nëse nuk më do më,
më thuaj se më ke dashtë
vetëm kaq
e do e kuptoj
Mos më thuaj se më di, më njeh
por thuaj që me ëndje më njoftove
asgjë më shumë
unë do e di

Kureshtjen dashurore mos e vrit
Të kujtohet
atëherë kur
nuk ndaleshim së qeshur
shtriheshim sy kapitur
epshesh epur unë dhe ti

Pa vrull
kujtimin lere të pikojë ngadalthi
si akull të shkrihet
pastaj…
pastaj le të më rëndohet shpirti
kërrusur le të shkëputet nga ëndrra
nga dhimbja, nga mungesa jote
dashuri shterur.
Por mos më thuaj se nuk më do më
të lutem
më thuaj që …
më thuaj vetëm që erdhi koha të bëhesh grua
dhe më thuaj
“shkova edhe pse ende të dua”

 

Nga Lundruesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button