Erdogan: Turqia ka nisur operacione anti-terroriste në Irak

Turqia ka nisur operacione anti-terroriste në rajonet Kandil dhe Sinxhar në Irakun verior, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Duke iu adresuar qytetarëve në provincën qendrore Niğde, Erdoğan tha: “Ne kemi filluar operacionet antiterroriste në Kandil dhe Sinxhar. Kemi shkatërruar 14 objektiva të rëndësishëm me 20 avionë tanë”.

“Ata (aeroplanët luftarakë) qëlluan dhe u kthyen, por ende nuk ka përfunduar. Do të vazhdojë”, shtoi presidenti turk.

Duke iu referuar rajonit të Kandilit, Erdoğan tha se pas pastrimit të këtij rajoni, ai më nuk do të jetë kërcënim dhe burim terrorizmi për Turqinë dhe kombin turk.

Në ditët e fundit, zyrtarët turq kishin sugjeruar se rajoni i Malit të Kandilit në Irakun verior pranë kufirit iranian, ku grupi terrorist ka selinë e tij, mund të ishte objektiv i një operacioni të ardhshëm.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në rajonin e Malit Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button