Koreja e Veriut kritikon ashpër Netanyahun

Koreja e Veriut ka kritikuar ashpër kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka bërë propozim për shpëtimin e popullit iranian nga thatësira, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Cionisti ekstermist Netanyahu ofron ujë për Iranin. Ai është kriminel/gënjeshtar. Domethënë nuk do ta bëjë. Ndërkohë, nuk shqetësohet t’i japë ujë Gazës. Në vend të kësaj, ai vret”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho.

Kryeministri izraelit kishte njoftuar se në internet do të publikojnë teknologjitë e tyre të avancuara të ujit që do të ndihmojë shpëtimin e miliona iranianëve nga thatësira.

Ai kishte theksuar se me krijimin e një ueb-faqeje në gjuhën perse me udhëzime të hollësishme, dëshirojnë t’i ndajnë këto informacione me popullin iranian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button