Në pritje të Botërorit: Në 20 kampionate janë shënuar 2.379 gola

Në 20 kampionatet botërore të cilat janë mbajtur deri më tani, gjithsej janë regjistruar 836 ndeshje të zhvilluara, në të cilat janë shënuar 2.379 gola, ndërkohë që futbollisti më efikas në historikun e kampioanteve botërore është ish-lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë, Miroslav Klose, raporton Anadolu Agency (AA).

Klose ka marrë pjesë në katër Botërore, 2002, 2006, 2010 dhe 2014, duke tundur rrjetat e kundërshtarëve 16 herë.

Nëntëshja e famshme braziliane, Ronaldo ka marrë pjesë në tre Botërore 1998, 2002 dhe 2006, ndërsa me 15 golat e shënuar mban pozitën e dytë për golashënuesit më të suksesshëm në Kampionatet Botërore.

Një gol më pak se Ronaldo, më saktësisht 14-të, ka shënuar një tjetër gjerman, Gerd Muller, ndërkohë që francezi Just Fontaine ka tundur rrjetat kundërshtare gjithësej 13 herë.

Legjendari Pele, me fanellën e Brazilit ka shënuar 12 gola në Kampionatet Botërore.

Golashënuesit më të mirë të Botëroret:

 

Futbollist Shteti Gol Pjesëmarrja në Botëror
Miroslav Klose Njemačka 16     2002, 2006, 2010, 2014
Ronaldo Brazil 15     1998, 2002, 2006
Gerd Müller Njemačka 14 1970, 1974
Just Fontaine Francuska 13 1958
Pele Brazil 12 1958, 1962, 1966, 1970
Jürgen Klinsmann Njemačka 11 1990, 1994, 1998
Sandor Kocsis Mađarska 11 1954
Gabriel Batistuta Argentina 10 1994, 1998, 2002
Gary Lineker Engleska 10 1986, 1990
Helmut Rahn Njemačka 10 1954, 1958
Teofilo Cubillas Peru 10 1970, 1978
Grzegorz Lato Poljska 10 1974, 1978, 1982
Ademir Brazil 9 1950
Jairzinho Brazil 9 1970, 1974
Vava Brazil 9 1958, 1962
Karl-Heinz Rummenige Njemačka 9 1978, 1982, 1986
Uwe Seeler Njemačka 9 1958, 1962, 1966, 1970
Roberto Baggio Italija 9 1990, 1994, 1998
Paolo Rossi Italija 9 1978, 1982
Christian Vieri Italija 9 1998, 2002
Eusebio Portugal 9 1966

Për dallim nga Klose i cili mban titullin e më të suksesshmit, francezi Just Fontaine është golashënuesi më i mirë në një kampionat, me 13 gola të shënuar.

Fontaine vendosi rekordin e famshëm në Kampionatin Botëror të mbajtur në vitin 1958 në Suedi.

Golashënuesi hungarez Sandor Kocsis, në Botërorin e vitit 1954 shënoi 11 gola, ndërsa gjermani Gerd Muller shënoi një më pak, në Botërorin e vitit 1970.

Shënuesi më i mirë në një ndeshje të kampionateve botërore është rusi Oleg Salenko, i cili në vitin 1994 në ndëshjen kundër Kamerunit shënoi pesë herë.

Nëntë futbollistë shënuan me nga katër gola në një ndeshje të vetme, Emilio Butragueno (Spanjë), Eusebio (Portugali), Just Fontaine (Francë), Sandor Kocsis (Hungari), Ademir (Brazil), Juan Schiaffino (Uruguaj), Leonidas (Brazil), Ernst Willimoëski (Poloni) dhe Gustav Wetterstorm (Suedi).

Legjenda braziliane Pele dhe gjermani Uwe Seeler janë të vetmit lojtarë që kanë shënuar në katër Kampionate të ndryshme.

Hungaria është e vetmja kombëtare e cila mund të mburet për efikasitetin në një Botëror. Hungarezët në vitin 1954 në Suedi shënuan 27 gola.

Ndonëse e fituan Korenë e Jugut 9:0, në fazën e grupeve, si dhe Gjermaninë Perëndimore 8: 3, ndërsa në eliminatore me rezultat identik 4: 2 Brazilin dhe Uruguajin, hungarezët u mposhtën në finale nga gjermanët të cilët i deklasuan në fazën e grupeve. Në finale Gjermania triumfoi me shifrat 3:2.

Koreja e Jugut është ekipi kombëtar që ka pësuar më së shumti gola në një Botëror, që ka ndodhur në Suedi në vitin 1954, kur pësuan 16 gola në dy ndeshje grupore.

Hungarezët u dhanë nëntë gola, ndërsa fijaskon e plotë të koreanëve e vulosën turqit me fitoren 7: 0.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button