Premtime boshe! Norma e krediteve nga EIB për ndërmarrje të vogla dhe të mesme ende është 5,5 përqind

Do të mundësojmë ulje të normës së interesit për linjën kreditore të EIB prej 5,5% siç është tani në 3 % në vit. Në këtë moment kushtet e tregut, norma e interesit prej 5,5% nuk mund të trajtohet sikur mbështetje. 

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, “Plani për jetë në Maqedoni”  (faqe 209), data: nëntor 2016] 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parët të mandatit do të mundojë ulje të normës së interesit të linjës kreditore të EIB (Bankës Investuese Evropiane) prej 5,5% në 3% në vit. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (07.06.2018) nuk është realizuar.

Premtimi i përmendur i LSDM-së është dhënë në prpgramin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muaj e parë”,  në pjesën “Vende të reja të punës më shumë para te qytetarët, mbështetje për kompanitë vendore” ( faqe 209). Që do të thotë se, sipas afatit për realizim të dhënë në program (gjashtë muajt e parët të mandatit), ulja e normës së interesit për linjën kreditore të EIB prej 5,5 në tre përqind në vit, duhej më së voni të realizohej deri në fund të vitit 2017 – duke pasur parasysh edhe atë se Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla deri më sot (07.06.2018), edhe ka kaluar më shumë se 1 vit që nga formimi i Qeverisë, kjo nuk ndodhi.

Siç mund të shihet edhe në ueb-faqen e Bankës Maqedonase për mbështetje të zhvillimit (BMMZH) përmes të cilës edhe realizohet kjo linjë kreditore për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, edhe pse në internet faqet e shumë bankave (Banka komerciale, Ohridska banka, Procredit bankaTTK bankaHallk BankaStopanska Banka – Manastir), te të cilët të interesuarit mund të parashtrojnë kërkesë, norma e interesit të këtyre krediteve akoma nuk ka ndryshuar, gjegjësisht akoma është 5,5 përqind.

Каматни стапки за кредити од ЕИБ реализирани преку МБПР, наменети за кредитирање мали и средни претпријатија Фото:Принтскрин колаж
Normat e interesit për kredit nga EIB të realizuara përmes BMMZH, të caktuara për kreditime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Foto: Printscreen kolazh

Duke pasur parasysh se afati për realizimin e premtimit (fundi i nëntorit të vitit 2017) ka skaduar, ndërsa deti më tani (07.06.2018) norma për kredit nga EIB përmes BMMZH nuk është ulur deri në 3 përqind, e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP