Këshilla për t’i mbijetuar vapës

Të gjithë e keni provuar si është të mos rehatoheni në shtrat, në ditët e nxehta të verës. Tani që jemi thuajse në mesin e muajit qershor, duhet t’u kthehemi këshillave për mposhtjen e vapës, transmeton Koha.net.

Netët e verës ku nuk e gjeni dot një vend të freskët, janë të pashmangshme për çdo kënd, mirëpo ka diçka që mund të bëni që ta largoni nxehtësinë nga ambienti juaj.

Madje këtë mund ta bëni edhe pa klimë, nëse kujdeseni që dritat tuaja të jenë fikur në çdo rast që një gjë e tillë është e mundur.

Kjo këshillë është mjaft e logjikshme, poçet e dritave, edhe ato që janë krijuar për mbrojtje të ambientit, lëshojnë nxehtësi. Fatmirësisht, verës deri në tetë ose nëntë të mbrëmjes është dritë, andaj është më e lehtë që të kurseni veten nga nxehtësia që lirojnë dritat.

Përfitoni nga drita e diellit sa më shumë që të keni mundësi, dhe mbajeni dhomën të freskët pasi të terrohet, duke përdorur dritat në minimumin e tyre. Edhe ndonjë qiri romantik s’do të ishte keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button