Punësohet studentja e dalluar, Ganiu: Hap ky që bëhet për të vazhduar procesin e punësimit të të rinjve

Pas një muaji mësim praktik të realizuar në Komunën e Çairit që studentëve u mundësoi vëzhgimin e aplikimit të njohurive të akumuluara teorike në praktikë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me mentorin e tyre Driton Kuçi ndanë vërtetimet për realizimin me sukses të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm të të studiuarit cilësor, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë përcillet qartë porosia se dyert e Komunës së Çairit janë gjithmonë të hapura për të ndihmuar studentët në rrugën drejt majave të larta akademike. Aq sa mësimi praktik ju shërben studentëve, po aq i njejti proces është i dobishëm edhe për institucionin”, tha Ganiu.

Kreu i Komunës së Çairit, po ashtu njoftoi se studentja e dalluar Alda Beqiri punësohet në Komunën e Çairit, hap ky që bëhet për të vazhduar procesin e punësimit të të rinjve të dëshmuar në procesin e studimit dhe ngritjen e nivelit të kualitetit të organizimit kadrovik.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button