Haxhiu: Haradinaj duhet të japë dorëheqje nga veprimi banditesk

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook se kryeministri para se të flasë për këtë ngjarje, duhet të japë dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk, transmeton Albeu.com.

“Kryeministri Haradinaj para se të flasë, duhet të kërkojë falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të japë dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu.

Përkundër kësaj, në një konferencë për media të mbajtur sot, Haradinaj nuk i ra rënë pishman për gjestin e djeshëm. Madje, tha se me një burrë do të sillej ndryshe në atë moment.

“Pse e kam marrë këtë rol, arsyeja ka qenë që mos po kalon më lehtë se sa të ndërhynin policia. Ka qenë ngjarje shtetërore dhe gjera të tilla nuk lejohen”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Haradinaj të kërkojë falje publike për këtë veprim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP