Tetovë, aksion për transformimin e objekteve të vjetra, jepni idenë tuaj

Democracy Lab (Tetovë), Toestand (Bruksel) dhe Termokiss (Prishtinë) kanë ngritur iniciativë për të ringjallur dhe transformuar hapësirat e braktisura,  ju mund të jepni edhe idenë tuaj në lidhje me transformimin,  transmeton Portalb.mk.

“Këtë verë, Democracy Lab (Tetovë), Toestand (Bruksel) dhe Termokiss (Prishtinë) do ta përvetësojnë një objekt të zbrazur në Tetovë dhe do ta riparojnë atë. Për këtë shkak, neve na duhet ndihma yte: Prej datës 8 deri më 14 korrik 2018 ne do të ngjyrosim, thejmë, riparojmë, sharrojmë, shpojmë etj. Dhe pastaj fjala është e ytja!!! Dëshiron një skate park, shesh lojrash, chill-out bar, hapësirë krijuese? Na trego çfarë të mungon në qytetin tënd?”, thuhet në thirrjen publike.

Për informata kontaktoni në: +389 70 711091; për  ideja në e-mail: [email protected] & [email protected]

Për më shumë info në facebook:
TETOVA TOESTAND TERMOKISS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button