Maqedoni, krahasuar me 2007-tën, çmimi i naftës sot është 12.5 denarë më shtrenjtë

Çmimi i naftës në Maqedoni është më i shtrenjtë për 12.5 denarë, krahasuar me vitin 2007-të kur ishte 52.5 denarë për një litër, kështu tregon analiza e të dhënave të Data Analytics for Tranpsarency and Accountability (D.A.T.A), e cila sot e ka publikuar vizualizimin e radhës, që ka të bëjë me rritjen e çmimit të naftës në 10 vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Gjatë dekadës së analizuar, më së liri nafta ka qenë në vitin 20017-të, gjegjësisht 48 denarë, ndërkaq më së shtrenjti në vitin 2008, gjegjësisht 76 denarë për litër. Sipas të njëjtës, çmimi i naftës në Maqedoni, që nga viti 2007 deri në vitin 2018-të, vazhdimisht është më i lartë krahasuar në proporcion me çmimin e një bareli..

Sipas pjesës së dytë të vizualizimit, për një litër naftë, qytetarët e Maqedonisë, paguajnë 0.30 denarë për ambientin jetësor, 0.30 denarë për rezervat e naftës, 0.50 denarë për transport, 3.20 denarë për marzha tregtare, 9.69 denarë për TVSH, 15.12 denarë për akcisë dhe 34.66 denarë për rafinerinë.

Më poshtë mund t’i shihni dy pjesët e vizualizimit:

Vizualizimet e publikuara janë pjesë e projektit D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability, të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis.

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesit/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button