Timjanik deri te Carovska: Na preni e na varni, nuk do të lejojmë të hapni shtëpi për fëmijët me pengesa

“Duam çerdhe, dhe jo shtëpi për fëmijët me pengesa”, kjo ishte porosia e banorëve të fshatit Timjanik të Negotinës, që ia dhanë sot ballë për ballë ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, që ishte sot atje bashkë me përfaqësuesit e UNICEF-it dhe UNDP-së për t’u shpjeguar në lidhje me hapjen e objektit të ri, njofton Portalb.mk.

“Të na pritni dhe të na varni, këtu nuk do të lejojm që të ndërtohet shtëpi e tillë”, thanë banorët.

Banorët janë kundër hapjes së shtëpisë së vogël grupore për fëmijët me pengesa.

Përfaqësuesi nga UNICEF u ka kërkuar falje banorëve që deri më tani nuk kanë qenë të informuar për themelimin e shtëpisë për fëmijët me pengesa në korniza të fushatës.

“UNICEF e përkrah ndërtimin e çerdhes”, tha përpara protestuesve të zëshëm, të cilët nuk e lejonin që ta mbarojë fjalën.

Banorët janë kërcënuar se nga shtatori nuk do t’i lejojnë të shkojnë fëmijët në shkollë. Ata kërkuan që të vijë kryetari i Negotinës, por edhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Ndërrojeni vendimin për objektin. Kjo na ishte vetëtimë nga qielli i kthjellët. Askush as në ëndërr nuk ka mundur ta paramendojë se do të ndodhë kjo në fshatin tonë. Do t’i jap një hektar tokë në fund të fshatit që ta ndërtoni objektin”, i tha Carovskës një banor.

“A ka këtu kushte që të jetojnë fëmijët? Këtu traktori nuk ndalet, bën zhurmë tërë ditën. Këtu ka çerdhe dhe çfarë do të shohin fëmijët tanë kur të dalin jashtë? Ajo pamje do të jetë stresuese për to”, thotë një banorë tjetër.

“Unë kam pasur mundësi që të punojë me fëmijë me pengesa. Ato fëmijë zhvishen, çdo natë u japin barna që të qetësohen, ata janë të sëmurë”, thotë një banor.

Carovska u mundua që të jetë konstruktive dhe tha se duhet që të gjendet zgjidhje e përbashkët që të transferohen tre fëmijë dhe të hapet çerdhe. Ajo ka premtuar se do të bëjë gjithçka që Timjanik të fitojë çerdhe.

Shtëpia grupore për fëmijë me pengesa duhet që të hapet në hapësirat e ambulancës së vjetër në qendër të Timjanikut, ku do të transferohen tre fëmijë të palëvizshëm nga Enti Specialistik i Demir Kapisë. Banorët refuzojnë të hapet e njëjta edhe për shkak se në afërsi të saj ndodhet një shkollë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button