Kuvendi miratoi Kod për sjelljen etike të deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 47,  me “84″ vota pro e miratoi Kodin për sjelljen etike të deputetëve. Qëllimi i dokumentit është të përforcohet etika e deputetëve dhe ta risë besimin në Kuvend si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës, transmeton Portalb.mk.

Miratimi final i Kodit etik të shumicës parlamentare dhe opozitës u arrit në takimin e parë në kuadër të procesit të Zhan Mone-s në Ohër në maj të këtij viti. Në rrjedh është edhe miratimi i ndryshimeve të Rregullores së punës së Kuvendit, që gjithashtu sot ishte në rend dite.

Gjatë diskutimit, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja tha se teksti i kodit është bazë e mirë për ndërtimin e rregullave etike në të ardhmen.

Ndërsa koordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se për hare të parë sillet dokument si hap i parë drejt rregullimit të marrëdhënieve të deputetëve në Kuvend ndaj vetes, kolegëve, opinionit dhe institucioneve.

Rregullore e re, deputetët tani duhet të kenë kujdes çfarë flasin, si vishen dhe si sillen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button