Vulin: Kosova nuk ka Akademi Ushtarake dhe nuk mund të ketë Ushtri

Serbët nuk e përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës, e Ushtria e Kosovës nuk do të formohet, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, duke shtuar se formimi i saj është në kundërshtim me Rezolutën 1244, njofton Koha.net.

Siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug , Vulin ka theksuar se “nuk do ta formojnë Ushtrinë dhe për këtë natyrisht se nuk do ta kenë përkrahjen e serbëve të Kosovës”.

“Kanë provuar ta formojnë, por Kosova nuk është shtet, ajo nuk ka madje as Akademi Ushtarake”, ka thënë Vulin duke reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Haradinaj se Ushtria e Kosovës do të themelohet sivjet

“Haradinaj është më mirë të vazhdojë të rrihet me gjyshe, pasi vetëm këtu është i mirë”, ka përfunduar Vulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button