Gjermani, zjarr në Aeroportin e Frankfurtit

Në Aeroportin e Frankfurtit, një ndër më të mëdhenjtë në Gjermani, ka shpërthyer një zjarr pasi është djegur një rimorkiator që ndihmon avionët të marrin pozicionin e parkimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e aeroportit deklaroi se nga zjarri nuk ka të vdekur ose të lënduar.

Zjarri ka dëmtuar rimortikatorin dhe avionin, ndërsa pas intervenimit të zjarrfikësve të aeroportit zjarri është fikur.

Theksohet se zjarri nuk ka penguar uljen dhe largimin e avionëve.

Disa pasagjerë postuan fotografi të tymit në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button