Albulena Haxhiu: Haradinaj të kërkoj falje për incidentit në Prizren

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk.

“Kryeministri Haradinaj para se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Lajmi.net.

Përkundër kësaj, në një konferencë për media të mbajtur sot, Haradinaj nuk i ra rënë pishman për gjestin e djeshëm. Madje, tha se po të ishte burrë, do reagonte ndryshe në atë moment.

“Pse e kam marrë këtë rol, arsyeja ka qenë që mos po kalon më lehtë se sa të ndërhynin policia. Ka qenë ngjarje shtetërore dhe gjera të tilla nuk lejohen”,tha Haradinaj.

Në anën tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Haradinaj të kërkoj falje publike për këtë veprim.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordeli…etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button