Koxias: Sonte do të realizohet biseda telefonike mes Ciprasit dhe Zaevit

Dita e sotme është kritike për bisedimet për [ështjen e emrit dhe biseda e shumëpritur telefonike mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të ndodh sonte, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, njofton Portalb.mk.

“Sot do të jetë biseda”, deklaroi shkurt për mediat greke Koxias pas daljes nga rezidenca kryeministrore.

Në pyetjen për përmbajtjen e bisedës, Koxias u përgjigj se atë duhet që ta tregojnë dy kryeministrat.

Komentet në Greqi janë se periudha kohore për bisedë telefonike po ngushtohet, duke e pasur parasysh që shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, më 13 dhe 14 qershor do të jetë në Moskë në takim me kolegun e tij rus, Sergej Llavrov, ndërkaq në të njëjtën periudhë, kryeministri Zoran Zaev do të udhëtojë për në Frankfurt.

Të enjten, në rend dite në Greqi është votimi në Kuvend i ligjit që ka të bëjë me kornizën afatmesme për financimin e strategjisë për periudhën 2019-2022.

http://portalb.mk/532921-zaev-do-te-bisedoje-ne-telefon-me-ciprasin-eshte-arritur-zhvillim-ne-bisedime-gjate-vikendit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button