Milloshoski: Dimitrov kërkon punë të re (FOTO)

Deputeti i VMRO_DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se ministri i Punëve të Jashtme kërkon pozitë të re në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht nuk planifikon që ta mbarojë mandatin e tij si shef i diplomacisë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Nuk e di nëse karriera e Nikolla DImitrovit është “në një linjë” me atë të Zaevit, e cila veçmas varet nga zgjidhja e kontestit me emrin, por diplomatë nga Kombet e Bashkuara njoftojnë se ministri në kohë afatgjate nuk e sheh perspektivën e tij në Republikën e Maqedonisë. Por, koha, do të tregojë”, tha Milloshoski.

Në porosinë që e ka publikuar ai në rrjetin social “Facebook”, thuhet:

“Ministri i Punëve të Jashtme tanimë ka filluar bisedimet me disa diplomatë në Kombet e Bashkuara dhe Holandën në Nju Jork që ta përkrahin nominimin e tij (sipas të gjitha gjasave nga fundi i vitit 2018-të) për ndonjë pozitë mesatarisht të lartë në OKB Nju Jork, OKB – Hagë, OKB – Vjenë ose OKB – Gjenevë”, thuhet në porosi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button