Kujtim i veçantë i klubit futbollistik “Partizani” për Fadil Vokrrin

Tashmë i ndjeri, Fadil Vokrri, në mënyrë të veçantë është kujtuar edhe nga klubi futbollistik nga Serbia “Partizani”, përcjell Portalb.mk.

“Fadil Vokrri, faleminderit për vitet që i kalove në klubin tonë, dhe për gjithçka që na mësove. Të qoftë dheu i lehtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, shkruan në foto-përkujtimin e klubit futbollistik Partizani.

Përndryshe, Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë. Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button