A “plasi” çifti Orlando Bloom dhe Miranda Kerr?

Si duket botën e ka kapluar vala e divorceve. Mediat amerikane shkruajnë se aktori atraktiv Orlando Bloom dhe “engjëlli” Miranda Kerr ndahen pas dy vjetëve martesë.

Orlando Bloom (35) dhe Miranda Kerr (29) ndoshta së shpejti do të lajmërojnë se divorcohen, transmetojnë tabloidet amerikane.

Aktori anglez dhe manekenja australiane jetojnë në Nju Jork ku paparacët i kanë fotografuar pa unaza martesore në dorë që është shenjë “e sigurt se lidhja është në krizë”, nëse mund t’i besohet burimit të afërt me çiftin. 

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom u martuan në korrik të vitit 2010, kurse në janar të vitit 2011 ajo lindi djalin Flin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button