Çështja e emrit, u realizua biseda njëorëshe telefonike e kryeministrave Zaev – Cipras

Zëdhënsi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski konfirmoi për Portalb.mk se është realizuar biseda mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Biseda ka zgjatur një orë dhe është realizuar mes orës 14 dhe 15.

Duke mos zbardhur aspak detaje, zëdhënësi i Qeverisë tha se kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura si dhe janë shqyrtuar sipas tij, “disa ide për zgjidhje”.

Nesër sërish do të dëgjohen dy kryeministrat, konfirmoi Boshnjakovski.



Sot , do të dëgjohen në telefon që të diskutojnë për zhvillimin e procesit negociues për çështjen e emrit njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë bisedën e shumë paralajmëruar telefonike mes Zaevit dhe Ciprasit për finalizimin e marrëveshjes, i cili pritej që të ndodh përpara dhjetëra ditëve.

Ashtu siç mëson “Makfax”, gjatë vikendit, në nivel këshilltarët, të dy vendet nëpërmjet këshilltarëve kanë biseduar për çështje të caktuara të cilat janë të hapura dhe kanë arritur zhvillim. Pala e Maqedonisë ofron “zgjidhje krative”, të cilët e mbrojnë identitetin dhe gjuhën e shtetit. Pas bisedimeve të këshilltarëve, kryeministri Zaev, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe këshilltari Dane Taleski plotësisht janë konsultuar për qëndrim të unifikuar për çështjet të cilat ende janë të hapura.

Për bisedën telefonike që do të realizohet sonte, e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, i cili sot ka qenë në takim ke kryeminsitrin grek, Cipras.

Siç thonë burimet, janë në fazë “merre ose leje”. Të dy palët kanë propozuar zgjidhje për konteste të caktuara dhe e kanë konfirmuar përkushtimin për të arritur marrëveshje.

Edhe gazeta greke “Kathimerini” ka konfirmuar se 95% të bisedimeve janë kompletuar dhe kanë ngelur edhe disa çështje të rëndësishme përpara se të jetë gati marrëveshja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja  duhet që të gjendet në Kuvendin e Maqedonisë përpara Samitit të BE-së, ndërkaq referendumi sipas të gjitha gjasave do të mbahet në shtator.

Ndryshe, pas hedhjes poshtë të propozimit “Republika Ilinditase”, në bisedimet për çështjen e emrit janë në lojë 5 propozimet e ndërmjetësuesit të OKB-së Methju Nimic. Ndër propozimet më të përfolura, janë “Maqedonia Veriore”, “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re) dhe “Gorna Makedonija” (Maqedonia e Epërme”.

Maqedoni, bisedimet me Greqinë nuk kanë dështuar: punohet në dokumentin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button