Erdoğan: Turqia vazhdon të rritet fuqishëm përkundër sulmeve ekonomike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij vazhdon të rritet përkundër të gjitha sulmeve ekonomike, duke iu referuar rritjes prej 7,4 për qind të vendit në tremujorin e parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas shkallës së rritjes prej 7,4 për qind që e arritëm në vitin 2017, edhe vitin 2018 e filluam shpejt”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Twitter, duke vlerësuar shifrat e rritjes ekonomike të sapopublikuara nga Instituti Turk i Statistikave.

“Vazhdojmë të rritemi fuqishëm mbi makro-themele të shëndosha edhe përkundër të gjitha sulmeve ekonomike dhe lojërave që luhen”, ka shtuar presidenti turk.

Duke rikujtuar se Turqia shënoi rritje për prej 7,4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, Erdoğan tha se vendi është i pari në mesin e shteteve të OECD-së dhe i dyti në mesin e shteteve të G20-tës për sa i përket rritjes ekonomike.

“Vazhdojmë të jemi një nga shtetet me rritjen më të shpejtë në botë”, është shprehur Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button