Nis ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Haraçinës, Halimi: Nga këtu do të punojmë projekte të ndryshme

Qytetarët e Komunës së Haraçinës dhe të punësuarit në vetëqeverisjen lokale do të fitojnë ndërtesë të re. Në projektin e ri, ndërtimi i së cilit kushton 260.000 euro, të punësuarit do të munden që të punojnë në kushte më të mira, ndërkaq qytetarët do të munden të marrin shërbime më kualitative, njofton Portalb.mk.

Ndërtimi i objektit po realizohet me grant mjete nëpërmjet IPA fondeve në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

“E shënuam fillimin e ndërtimit të objektit të komunës së Haraçinës, duke iu falënderuar ndihmës së fondeve të BE-së dhe mbështetjes së Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave në korniza të projektit të përbashkët për mbështetje të komunave rurale”, tha Zaev gjatë ditës së sotme.

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, theksoi se kjo është ditë e veçantë për komunën, kur po vendoset gurthemeli i ndërtesës së komunës, e cila, siç tha ajo, u është e nevojshme për t’u shërbyer qytetarëve në mënyrë të dinjitetshme.

“Ky objekt i ri do të ndërtohet me standardet më të larta. Nga kjo ndërtesë do të punojmë projekte të ndryshme dhe do të ngrisim iniciativa të ndryshme për të mirën e qytetarëve”, porositi Halimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button