Çfarë bën Rudina para se të dalë në ekran? Tani e tutje, këtë do ta bëjë Mia

Fundjavat e Rudina Magjistarit janë totalisht pranë dhe me familjen. Nga e hëna në të premte, moderatorja publikon në profilin e saj foto nga programi dhe të ftuarit, ndërsa në fundjavë, nuk ua kursen fansave edhe momentet e lumtura me familjen e saj e sidomos me të bijën, shkuan Class.

E lumtur ❤❤ #Mialuleqingji

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Tani që është rritur, Mia e ndjek me vëmendje çdo veprim të Rudinës para se të dalë nga shtëpia për në punë. Dhe, në moshën e saj, ka nisur të imitojë çdo veprim që sheh e ndjek përditë me vëmendje.

Meqenëse e shikon mamin edhe në ekran, me siguri, Mia ka filluar të kuptojë se sa i rëndësishëm është për të imazhi dhe grimi (si për çdo personazh të njohur të ekranit), prandaj guxon të provojë ta bëjë vetë atë që bën e ëma çdo ditë para se të dalë nga shtëpia.

Nga Instastory, Rudina ka postuar një foto me të cilën nuk mund të mos qeshësh. Mia e ka marrë përsipër vetë ta bëjë grimin, meqë çdo ditë sheh që e ëma bën të njëjtën gjë para se të niset për në punë. Në fillim, i ka lyer buzët Rudinës dhe pas tyre, ka nisur të vendosë rimelin.

Rudina, kurrsesi, nuk ia prish së voglës entuziazmin dhe kënqësinë e kësaj “pikture” që duhet të ishte në letër, ndaj edhe e ka ndarë këtë moment me fansat në Instagram: “Ja ç’ndodh kur vajza të ndjek me sy çdo veprim që bën para se të dalësh nga shtëpia. Seanca e parë e make up-it sot”, – shkruan Rudina pas kësaj fotoje.

Si e parë, jo keq. Në seancat e ardhshme, pa diskutim, Mia do t’ia marrë dorën shpejt kësaj pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button