PD i kthehet debatit për qendrën e Tiranës

Partia Demokratike i është rikthyer debatit për qendrën e Tiranës, duke akuzuar Kryeministrin se përmes një procedure ekstraligjore po i jep një kompanie private të drejtën për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në truallin e Teatrit Kombëtar.

Deklarata e selisë blu duket se është nxitur nga publikimi për konsultim i një projektligji, që sipas Albana Vokshit, përcakton një procedurë të veçantë negocimi, e cila bie ndesh me ligjin e koncesioneve dhe partneritetit publik privat, transmeton TV Klan.

“Duke mos patur këtë shumicën prej 3/5 në Këshillin Bashkiak Tiranë që ligji i qeverisjes vendore përcakton, Rama thjesht e shmang atë nga kompetenca që të vendosë për tjetërsimin e pronave në pronësi të Bashkisë Tiranë, me 3/5 e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Sipas Partisë Demokratike, projektligji në fjalë shmang garën dhe i hap rrugën një kompanie që lidhet me interesa me Kryebashkiakun Veliaj.

“Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurrimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit. Kujtojmë këtu që është i njëjti subjekt privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt çështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në landfillin e Sharrës, si dhe ka përfituar dhjetëra mln Euro nga Bashkia për punimet në Sheshin Skënderbej”.

Projekti i teatrit të ri kombëtar, i prezantua nga vetë Kryeministri pak muaj më parë, ka ngjallur edhe kundërshtimin e një pjese të komunitetit të artistëve, ndërsa vetë kreu i qeverisë është shprehur i vendosur për ta realizuar këtë projekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button