Miqësoret e fundit para botërorit

Në ndeshjen e fundit testuese para nisjes së botërorit, Spanja nuk e pati të lehtë përballë Tunizisë.

Iberikët fituan minimalisht 1-0 me golin që e gjetën në minutat e fundit me Iago Aspas.

Spanja u duk se kishte vështirësi në sulm. Ndeshja e fundit miqësore do t’i shërbejë trajnerit Lopetegui për të bërë rregullimet ë nevojshme pasi në botëror nuk falen gabimet, transmeton Tv Klan.

Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 SHBA. Të parët që shënuan ishin amerikanët me Green që gjeti rrjetën në minutën e 44.

Për Francën goli i barazimit erdhi nga Mbape në minutën e 79.

Interesante ishte sfida mes Danimarkës dhe Meksikës, të dyja pjesëmarrëse në botërorin e Rusisë. Skandinavët fituan 2-0 me golat e Poulsen dhe Eriksen në pjesën e dytë të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button