City përgatit 100 milionë euro për Douglas Costan?

Manchester City është gati të ofrojë 100 milioën euro për anësorin e Juventusit, Douglas Costa – bën të ditur Sport Mediaset.

Pep Guardiola e dëshiron brazilianin në Etihad Stadium, pasi Manchester Unitedi ka dështuar që ta transferojë deri më tani, transmeton Telegrafi.

 (Foto: Getty Images)

Juve sapo e ka aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit nga Bayern Munichu për 40 milionë euro, ndërsa kishte paguar edhe gjashtë milionë euro të tjera për huazimin njëvjeçar.

 Në këtë mënyrë, 27-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2022.

Në sezonin debutues në Serie A, braziliani shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 14 asistime duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në suksesin e dyfishtë të Juves.

 (Foto: Getty Images)

Në rast se City paguan vërtet 100 milionë euro për Costan, Bianconerët mund t’i shfrytëzojnë ato para për përforcimin e skuadrës.

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, është një prej shënjestrave kryesore të Juventusit, ndërsa shërbimet e tij i kërkon edhe Manchester Unitedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button