Mickoski nuk e ka këshilluar falas Gruevskin

Kryetari i VRMO-DPMNE-së, Hristijan Miskoski, gjatë TV duelit në RTVM me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së qeverisëse, Zoran Zaev (23.05.2018), mes tjerash, mbajti qëndrimin në vazhdim:

Unë si këshilltar i Gruevskit kamë punuar pro bono, pa kompensim. Kam qenë këshilltar rreth një vit e gjysmë. Jua kam lënë disa projekte për energjetikën, të cilat ju i shfuqizuat. Ndërsa, tani duke u bazuar në to bëni projekte të reja. 

Kjo deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit në të cilën ai pretendon se si këshilltar i ish kryeministrit Nikolla Gruevskir nuk ka marr honorar, por ka punuar pro bono, doli se është e pavërtetë. 

Televizioni “Telma” mbrëmë (05.06.2018) publikoi dokumentit sipas të cilit Mickosit i janë paguar (neto) 1,2 milion denarë (20.000 euro), për angazhimin e tij si këshilltar për energjetik në kabinetin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitirev.

Sipas dokumenteve, Mickoski ka qenë i angazhuar në periudhën prej prillit të vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016. Në këtë periudhë, përveç dy muajve, i janë paguar 68.363 denarë (rreth 1.100 euro) në muaj.

Mickoski në deklaratë për “Telma” pretendon se i është paguar kompensim vetëm për një pjesë të periudhës së angazhimit të tij i këshilltar i kryeministrit Gruevski dhe Dimitries, ndërsa pjesa tjetër ka qenë pro boni.

Податоци за исплата на хонорар за Мицкоски од 15.04.2015 до 07.10.2016 година Фото: Принтскрин
Të dhëna për pagimin e honorarit të Mickoskit prej 15.04,2015 deri me 07.10.2016. Foto: Printscreen

Nga VMRO-DPMNE publikuan dy marrëveshje të cilat Mickoskit i ka nënshkruar me Qeverinë dhe prej aty thonë se “ky është tentim i qeverisë përmes smirës dhe tezave të pavërteta dhe gënjeshtrave dhe përmes keqpërdorimit të informacionit të fshihet varfërimi i qytetarëve dhe vjedhja kolektive të cilën ia bëjnë shtetit”. 

LSDM dhe Euro Zaevi  institucionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e kanë bërë shtab të tyre dhe prej aty bëjnë manipulime të vetëdijshme. 

Është e vërtetës se nuk konstatohet asgjë më ndryshe se ajo që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, më herët i ka kumtuar opinionit dhe TV duelit, dhe prej asaj se vet Qeveria i publikoi më së pari në ueb-faqen e tyre, prej ku mund të shihen se kanë dy marrëveshje, prej ku i pari është disa mujor dhe flet për kompensim me koeficient prej 1.8, ndërsa e dyta është marrëveshja e cila flet për pro bono, përkatësisht angazhimi është falas, diçka që është komentuar nga vet Mickoskit në TV duelin, ndërsa Qeveria me vetëdije gënjeu se bëhet fjalë për marrëveshje pa informacion për shumën, duke aluduar se është një shumë marramendëse, gjë që fare nuk është ashtu. 

Двата советнички договори на Мицкоски Фото: Принтскрин
Dy marrëveshjet e Mickoskit si këshilltar Foto: PrintscreenPrej LSDM qeverisëse reaguan se dokumentet dëshmojnë, por edhe vet Mickoski në deklaratën telefonike ka pranuar se ka marr para gjatë kohës që ka qenë këshilltar si ish kryeministrit Gruevski.

Ky rrëfim i tij, vërteton se Hristijan Mickosksi ka gënjyer qytetarët. Dokumentet e publikuar dëshmojnë se Mickoski, gjatë kohës së ka qenë këshilltar i Gruevskit, ka marr para nga Buxheti dhe kjo qytetarëve ju ka kushtuar rreth 2 milion denarë. 

Andaj duke pasur parasysh gjithë situatën faktike dhe vet rrëfimin e Mickoskit, deklaratën e tij në duel me kryeministrin Zaev në të cilën pretendon se ka këshilluar Gruevskin pa kompensim, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

BURIMI: VERTETMATESI.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button