Gurët e çmuar/ hajmalitë më të mira për dashurinë, paratë dhe lidhjet shpirtërore!

Gurët e çmuar kanë frekuenca unike që rezonojnë me fushën tonë energjetike dhe mund të na ndihmojnë të kultivojmë lloje të veçanta të energjisë që ndërveprojnë me fushën universale. Meqenëse gjithçka vibron, edhe pse nuk mund ta shohim me sy të lirë, ne vazhdimisht tërhiqemi nga situata të bazuara në dridhjet tona.

Gurët  më të mirë për dashurinë!

 

Kuarzi ngjyrë rozë-Ndihmon ata që dëshirojnë të tërheqin dashurinë atë për veten dhe dashurinë e pakushtëzuar duke pastruar energjinë në mushkëri, gjoks dhe zemër.

Rhodochrosite -I njohur për të na ndihmuar të jemi më vetëmohues, ky gur është i mirë për ata që mendojnë se kanë nevojë për të shëruar zemrën e tyre nga plagët emocionale. Ai ka një energji të fortë emetuese ju bën të ndiheni më optimistë .

Peridoti – I përdorur nga udhëheqësit e Egjiptit të vjetër dhe Romës, ky gur nxit optimizmin dhe largon mendimet negative.

 Gurët më të mire për para!

 Citrini – Ky ndoshta është kristali më i njohur për të patur sukses, ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe ngjyra portokalli stimulon aftësinë tonë për të qenë kreativë.

Jade Ky kristal është I mirënjohur për prosperitet dhe njihet ndryshe si kristali që na sjell fat dhe mund të na ndihmojë të perceptojmë potencialin tonë. Kjo sjell një lloj pasurie më përmbushëse në jetën tonë duke balancuar mendjen, trupin dhe energjitë tona shpirtërore.

Topazi- Ky gur na ndihmon të krijojmë një vizion të qartë për atë që duam të shfaqim. Energjia e Diellit që vjen nga ky kristal na ndihmon të ndjehemi të gëzuar dhe të vendosim cila është rruga më e mirë drejt bollëkut.

 

 Gurët më të mirë për lidhjet shpirtërore!

Moldaviti- Ky gur sjell dritë për atë që ka nevojë për shërim. Energjia e tij është intensive ju lejojon të përballeni me frikërat tuaja të nënvetëdijes. Është I njohur si gur i ngjitjes, sepse ju lejon të perceptoni situata të ndryshme pothuajse menjëherë.

Charoite- Ngjyra vjollcë ndihmon në sjelljen e energjive shpirtërore në mendjen tonë. Ndihmon në eliminimin e frikës në mënyrë që të ndiejmë aftësitë tona shpirtërore dhe gjithashtu ndihmon të ndihemi më paqësorë.

Kalciti blu- I njohur si guri i shëruesit, kryen shumë energji. Ngjyra e kaltër  rezonon me qendrën tonë të komunikimit, kështu që ne mund të harmonizojmë mesazhet shpirtërore. Ai largon blloqet emocionale që ju mbajnë të bllokuar nga lidhja shpirtërore me veten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP