Qyteti i Shkupit pa sqarim për kriterin e dëmshpërblimit nga era e fort

Qyteti i Shkupit nuk din si ta arsyetojë kriterin e pakuptimtë të shpejtësisë së erës, në bazë të të cilit, dëmet e një dite më parë mund të mos u paguhen qytetarëve. Zyrtarisht akoma nuk ka qëndrim të prerë. Duke mos ditur në cilin ligj, akt nënligjor apo rregullore të thirret, Qyteti i Shkupit do të analizojë edhe më tej, transmeton Alsat M. 

Qytetarët nuk pajtohen me arsyetimin e autoriteteve të cilat pak minuta pas stuhisë deklaruan se forca e tyre nuk mjafton ndaj fuqisë mbinatyrore. Ata madje ankohen se kanë akoma probleme si pasojë e reshjeve të fundit.

Arsyetimi i Qytetit të Shkupit nuk ekziston në Ligjin për Mbrojte dhe Shpëtim. Madje ky ligj obligon Qeverinë dhe Qytetin e Shkupit si dhe organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, që përmes këshillave të ndajnë nga buxheti shuma që do të destinohen për dëmshpërblimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Madje neni 143 obligon organet e lartpërmendura që të bëjnë vlerësimet në bazë të gjendjes faktike dhe më pas raporti t’i dorëzohet Qeverisë e cila duhet të merr vendim mbi dëmshpërblimin. Ministria e Brendshme ka lokalizuar mbi 35 vende ku janë paraqitur dëme nga të reshurat. Shumica prej tyre kanë qenë të natyrës dru mbi vetura, mbi çati, tjegulla në rrugë e mbi vetura, dritare të thyera, rrëshqitje të veturave etj. Nga reshjet e një ditë më parë, përveç dëmeve, mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike, ndërsa nga uji nëpër rrugë u bllokuan bulevardet kryesore. Qyteti Shkupit zyrtarisht ka evidentuar mbi 80 pemë të rrëzuara nëpër rrugë të cilat kanë pamundësuar komunikacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP