Paul MacCartneyt s’i pëlqen aspak që Rihannan e ka fqinje

Rihanna ka blerë një shtëpi në Londër dhe kjo gjë e ka mërzitur jo pak një prej legjendave të muzikës botërore, Paul MacCartney.

Ish-anëtari i Beatles e di që Ri-Ri adhuron festat në shtëpi dhe ai vetë e urren zhurmën.

“Paul dëshiron të jetojë në qetësi. Ai e di që Rihanna është e njohur për jetë të hareshme. Disa banorë kanë dëgjuar se Rihanna do të bëjë një bodrum dhe punimet për këtë bodrum do të shkaktojnë shumë zhurma për një kohë të pacaktuar”, thotë për tabloidët britanikë një burim pranë McCartney.

Rihanna mendohet se kohët e fundit është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hasaan Jameel.

Burime për “Media Take Out News” ka raportuar tek revista “Elle” se ky vendim u mor nga këngëtarja 30-vjeçare vetëm sepse ajo ndonjëherë lodhet nga meshkujt dhe dëshiron privatësinë e saj.

Ndarja e papritur duket se e ka lënë zemërthyer biznesmenin, ndërkohë që për herë të fundit ata janë fotografuar bashkë në muajin janar.

Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre diskrete duke mos postuar asnjë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe po të mos ishte për paparacët, ajo nuk do të kishte ekzistuar kurrë në syrin e publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button