Sugarevski: Mosrealizimi i ndërtimeve ndikoi PBV-në

Realizimi i dobët i aktiviteteve ndërtimore, sidomos tek ndërtimet e ulëta ka ndikuar në rezultatet ekonomike, pranon ministri i transportit Goran Sugareski. Ai përsëri fajin për këtë e hedh tek pushteti i kaluar, i cili siç shprehet, ka lënë projekt katastrofal për ndërtimin e aksit Kërçovë – Ohër. Ministri kërkoi që qytetarët të jenë të qetë pasi autostradë do të ketë, transmeton Alsat M. 

“Për momentin në mënyrë intensive punohet në tetë qarkoret që duhet të përfshihen në projekt dhe që duhet të ndërtohen në këtë autostradë. Në mënyrë plotësuese, do të duhet të ndërtohen 40 kilometra rrugë alternative që kjo autostradë të lidhet me vendbanimet” – tha Goran Sugareski, ministër i Transportit.

Ndërkohë akademiku Taki Fiti për Agjencinë shtetërore MIA u shpreh se nuk Maqedonia nuk ka aftësi të mjaftueshme në administratë për menaxhimin e projekteve kapitale.

Edhe sot VMRO-DPMNE-ja opozitare ashpër ka reaguar ndaj rritjes minimale ekonomike në tre muajt e parë të vitit.

 VMRO-DPMNE

“Është tragjik fakti që pushteti i paaftë krenohet dhe vlerëson se ka arritur sukses të madh në të gjitha fushat, me rritje të PBV-së prej 0.1%. Krizë e rëndë i kërcënohet Maqedonisë me treshen famëkeqe ekonomike Zaev, Angjushev, Tevdovski, kur ata konsiderojnë se kanë bërë diçka me rritjen e turpshme të PBV-së”.

Nga ana tjetër, LSDM shprehet se politikat e suksesshme ekonomike kanë dhënë rezultat në të gjitha veprimtaritë dhe i hedhin poshtë, siç thonë, akuzat e rreme të opozitës. Autoritetet megjithatë mbeten në qëndrimin se në fund të vitit do të realizohet rritja e paraparë e PBV-së prej 3.2%. Në ndërkohë një pjesë e ekspertëve paralajmëruan se vendi gjendet para recesionit. Në mënyrë plotësuese, shprehen se masat ekonomike të Qeverisë për momentin nuk japin rezultate dhe patjetër Qeveria të bëjë strategji të re dhe më seriozisht t’i reket punës. Fundi i vitit të kaluar përfundoi me rritje ekonomike prej 0%, ndërsa tremujori i parë me rritje minimale të PBV-së prej vetëm 0.1%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button