Kirgistan, xhamia e ndërtuar pa asnjë gozhdë qëndron në këmbë prej një shekulli

E vetmja xhami “pa gozhdë” e vendit, e ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të në Karakol, qyteti më i madh në zonën Issyk Göl, në pjesën veriore të Kirgistanit, vazhdon të qëndrojë në këmbë që prej një shekulli raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia historike shekullore “İbrahim Haxhi” e cila njihet edhe si “Mesxhidi Dungan” e ndërtuar në qytetin Karakol me një minare klasike kineze, tërheq shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj që vijnë në këtë lokalitet.

E ndërtuar me teknikën “çandi” pa përdorur gozhdë me një minare dhe një kat të vetëm xhamia luan një rol të madh për turizmin e besimit në Kirgistan.

Vendi i lutjes, i cili preferohet për namazin e teravive gjatë Ramazanit, vizitohet për shkak të gjendjes së saj historike.

Brenda xhamisë, tërheqin vëmendjen figurat e dragoit, zogu feniks dhe luanit të cilat janë të pranishme në mitologjinë kineze.

Xhamia “İbrahim Haxhi” është ndërtuar për 3 vite në 1910 nga arkitekti me origjinë kineze Zhou-Su i cili ishte i ftuar nga drejtuesit e popullit Dungan të cilët u detyruan të migronin pasi nuk i rezistuan persekutimeve të bëra në fund të shek.19 në Kinë. Për ndërtimin e xhamisë ndërtimi i të cilës u lejua nga qeveria e carit rus me kapacitet 120 persona janë përdorur pemët bredh Ulmaceae dhe plepi.

Anvar Nanshanlo, kryetari i shoqatës për rajonin Dungan, në një deklaratë për AA duke bërë të ditur se xhamia është një ndërtesë unike, tha se “kjo xhami ka një arkitekturë klasike kineze. Xhamia është ndërtuar pa përdorimin as edhe një gozhde”.

Pasi ka bërë të ditur se minarja e xhamisë është dëmtuar gjatë zjarreve në periudhën sovjetike, Nanshanlo ka shpjeguar se besimtarët e xhematit të xhamisë kanë ndërtuar një minare prej druri të ndryshme nga arkitektura e xhamisë.

Po ashtu Nanshanlo ka shpjeguar se në periudhën e bashkimit sovjetik kur besimet fetare ishin të ndaluara, xhamia për 25 vite është përdorur si një depo drithërash, dhe si shkollë sportive e një kishe në rajon.

Më tej Nanshanlo ka shtuar se në vitet pas Luftës së Dytë Botërore banorët e Dunganit kanë nisur përpjekjet që xhaminë ta rikthenin sërish në vend adhurimi. “Banorët e Dunganit kanë rrezikuar shumë veten e tyre. Në atë periudhë ishte e pamundur të blije dhe të ndërtoje shtëpi. Ata për të marrë këtë xhami u përkulën para kushteve të paraqitura nga qeveria dhe treguan shtëpitë e tyre si garanci. Banorët arritën ta merrnin xhaminë në vitet 1960”, tha Nanshanlo.


Nanshanlo u shpreh se emri Gungan vjen në kuptimin “i ardhur nga lindja” të komunitetit musliman që kanë migruar 140 vite më parë në territoret e Azisë së Mesme nga pjesa qendrore e Kinës.

Në Kinë ndodhen rreth 3.5 milionë banorë Dungan, tha Nanshanlo, duke theksuar se në Kirgistan dhe Kazakistan jetojnë rreth 100 mijë dhe se në përgjithësi vazhdojnë jetën duke punuar në sektorin e bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP