Protestat antiqeveritare në Nikaragua, mbi 135 persona të vdekur

Për shkak të mbylljes së autostradave nga ana demonstruesve antiqeveritarë në Nikaragua, mbi 6 mijë kamionë që dërgojnë mallra në vendet e Amerikës Qendrore kanë mbetur në rrugë, ndërsa në protestat që nga muaji prill kanë humbur jetën mbi 135 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtar të Mallrave, Raul Alfaro, tha se 6 mijë kamionë nuk mund të transportojnë mallrat e tyre në vendet e rajonit, për shkak të barrikadave të vendosur nga demonstruesit kundrejt qeverisë së Presidentit Daniel Ortega.

Alfaro i bëri thirrje protestuesve që të lejojnë kalimin e kamionëve, ndërsa vendeve të rajonit që të mos dërgojnë më shumë kamionë në Nikaragua.

Ai shtoi se janë vendosur barrikada në rreth 70 lokacione të ndryshme në pjesë kryesore të vendit.

Theksohet se në rast se vazhdojnë problemet ekonomike të shkaktuara nga kriza deri në fund të muajit korrik, ekonomia e Nikaraguas do të pësojë humbje prej 404 milionë dollarë.

Ndërkohë Qendra e të Drejtave të Njeriut në Nikaragua njoftoi se, në protestat që po vazhdojnë në vend që nga muaji prill kanë humbur jetën mbi 135 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button