MPJ me deklaratë zyrtare për marrëdhëniet Zaev- Dimitrov

Nuk ka ndarje mes kryeministrit Zaev dhe ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov thonë nga Ministria e Punëve të jashtme, pas informacioneve të publikuara dje në të përditshmen greke “Ta Nea” ku thuhet se ministri Dimitrov vepron kokë në vete.

“Nuk ekziston asnjë ndarje. Kryeministri, ministri i jashtëm dhe gjithë përbërja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në linjë të njëjtë dhe të vetme, fuqishëm të përcaktuar dhe angazhuar në zgjidhjen e kontesteve dhe forcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Qeveria dhe anëtarët e saj bashkë veprojnë drejt përmbushjes së prioriteteve strategjike të Republikës së Maqedonisë, anëtarësim në NATO dhe BE dhe përmes këtij procesi, sigurimin e jetës më të mirë për qytetarët e vendit tonë”, kanë thënë nga MPJ e Maqedonisë, raporton SHENJA

Çështja e emrit, mediat greke: Dimitrov luan lojëra personale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button