Real Madridi i ofron Ronaldos pagë vjetore “vetëm 33 milionë” euro

Drejtoria e Real Madridit i ka ofruar Cristiano Ronaldos kushte të reja për një kontratë të re, megjithatë paga e re e ofruar, nuk është as gjysma e asaj që portugezi e kërkon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat spanjolle të specializuara për sport, shkruajnë se menaxhuesit e “klubit mbretëror”, i kanë ofruar Ronaldos një pagë vjetore prej 33 milionë euro.

Të njëjtat burime thonë se shuma e ofruar nuk do të mjaftojë për të mbajtur Ronaldon në Santiago Bernabeu, pasi si kërkon një pagë vjetore prej 73 milionë euro.

Ronaldo, aktualisht futbollisti më i mirë në botë, në Real Madrid ka kaluar nëntë sezone, ndërkohë që fiton shumë më pak se rivalët kryesor të tij, Lionel Messi, të cilin Barcelona e paguan 55 milionë euro në vit dhe Neymar të cilin PSG e paguan 38 milionë euro në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button