Për Maqedoni, Gjykata në Strasburg shqyrton ankesa prej të akuzuarve të PSP-së

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Starburg, për “Makfax” ka vërtetuar informatat, se deri tek ata, gjatë këtij viti kanë arritur disa ankesa nga avokatë të të akuzuarve në rastet e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, nuk dihet ende se nëse për ndonjërën ankesë është sjellë vendim, se është bërë shkelje e të drejtave të të ndonjërit prej të akuzuarve. Sipas informatave jozyrtare, njëra nga ankesat që të akuzuarit e PSP-së e kanë dërguar në Strasburg, ka të bëjë me lejimin e përdorimit të “bombave” si dëshmi gjyqësore.

Se janë dërguar ankesa në Strasburg, këtë e ka bërë të ditur edhe Donçe Nakov – avokat mbrojtës i ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i dënuar në rastin “Tank”, për blerjen e “Mercedesit” luksoz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button